INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse doni të ruani ngjyrën që morët në plazh këto janë 3 gjërat që duhet të bëni

Nëse doni të ruani ngjyrën që morët në plazh këto janë 3 gjërat që duhet të bëni

Publikuar më: 18:29 26-08-2020

I bëtë pushimet, morët ngjyrë, por tani doni ta ruani?

Është problem i shumë personave, por është me lehtë sec mund të mendoni. Ruajtja e ngjyrës kërkon disa hapa të thjeshtë dhe të përballueshëm.

1. Përdorni shampon e duhur të trupit – Nëse nuk i jepni rëndësi shampos së trupit filloni ndryshoni mendim. Nëse shampoja është shumë agresive, jo vetëm do të krijojë probleme me lëkurën por edhe do të largojë ngjyrën. Nëse keni lekurë të thatë, përpiquni të përdorni shampo për këtë lloj lëkure.

2. Hidratohuni – Mos harroni hidratimin pas dushit! Është shumë e rëndësishme të përdorni hidratues me bazë gjalpi ose vaji. Sa më shumë hidratim aq më jetëgjate ngjyra

3. Vetnxirësit – Janë në shumë versione dhe me çmime të ndryshme. Nuk keni pse shpenzoni shumë për të pasur një ngjyrë të bukur. Do të dukeni sikur keni një ngjyrë intensive dhe s’ do e vrisni mëndjen për njollat që krijohen kur del ngjyra.

Article Logic
Execution time: 0.0022900104522705