Me siguri të gjithë djemtë e mendojnë të paktën njëherë gjatë një lidhjeje se për çfarë mund t'i tradhëtojë partnerja. Madje dhe vajzat vetë mund t'a mendojnë se për çfarë mund t'a tradhëtonin partnerin e tyre, mirëpo një studim ka gjetur arsyen.
Të gjitha femrat që gënjejnë për orgazmën tradhëtojnë! Pra, nëse nuk i përket kësaj kategorie mund të marësh frymë lirisht!
Sipas një studimi të publikur nga “Sexual Behaviour” ku u morën në studim 138 femra dhe 121 meshkuj, dolën në përfundimin se femrat të cilat shtiren se po përjetojnë orgazmën kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë. Nuk po guxojmë të themi se kanë tradhëtuar tashmë!
Shumë femra edhe përse janë të dashuruar me partnerin, nuk kanë aspak dëshirë të kryejnë seks me të sepse thënë troç fare “ai nuk i kënaq”! Dhe duke mos ia prishur qejfin partnerit, shtiren se përjetuan orgazmën shumë shpejt dhe tani është rradha e tij! Zgjidhje e zgjuar, apo jo?
Mirëpo në të tilla raste, partnerja femër është ende plot me “uri” për seks, ndaj do të hedhë sytë diku tjetër për të mbushur boshllëkun që i mungon! Dhe nuk ishin të pakta rastet ku e pranuan se kanë tradhëtuar, por sërish nuk heqin dorë nga partneri.