Nuk është hera e parë që Xhensila i dedikon këngë ëngjëllit të saj dhe me siguri nuk do të jetë as e fundit. Në ceremoninë martesore të së premtes mbrëma, Xhensila rrëmbeu mikrofonin dhe i dedikoi një këngë gjithë ndjenjë dhe me një mesazh të fortë brenda bashkëshortit të saj.
“Me një shikim në sy, botën jap për ty, për ty do jem aty përgjithmonë, se ti e ke çelësin e zemrës sime”, ishin disa nga fjalët e këngës të cilat bën që Besi të përfshihet nga emocionet.
Duke u kënduar ajo u drejtua për nga Besi, i cili shihej dukshëm i emocionuar ndërsa një fëmijë i veshur si engjëll i dhuroi simbolikisht një çelës.
Çfarë çifti!