Me siguri ju kujtohet telenovela mjaft e njohur braziliane “kloni” dhe me siguri ju kujtohet personazhi kryesor Zhadja e luajtur nga aktorja Giovanna Antonelli.
Sot plot 17 vite më vonë aktorja duket se ka gjetur një mënyrë mjaft “eksplicite” për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, por për një kauzë të rëndësishme.
Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjoze “Vogue’ të Brazilit.
Në këtë mënyrë, aktorja është përpjekur të tërheq vëmendje rreth kancerit të gjirit.
Dita e kancerit të gjirit është 15 tetori dhe kjo ditë është dita e sensibilizimit në 44 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.
Giovana ka vendosur të pozojë për “Vogue Brazil” tërësisht e zhveshur.
Trupi i saj është i mbuluar vetëm nga një pikturë rozë.
“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje,sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.” u shpreh aktorja.