INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse e shtrydhni pastën e dhëmbëve kështu kjo tregon se ju jeni…

Nëse e shtrydhni pastën e dhëmbëve kështu kjo tregon se ju jeni…

Publikuar më: 14:52 06-07-2018

Psikologët thonë se 40% e veprimeve tuaja nuk janë vendime të vetëdijshme por zakone.
Ato që ju konsideroni si veprime të parëndësishme aktualisht përbëjnë rutinën tuaj të përditshme dhe mund të tregojnë shumë për personalitetin tuaj dhe gjendjen tuaj aktuale mendore dhe emocionale.

Mënyra se si shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të jetë gjithashtu tregues i personalitetit tuaj.

Hidhini një sy këtyre fotove dhe zbuloni më shumë për personalitetin tuaj.

E shtrydhni pastën dhe rrotulloni pjesën nga fundi

pasta.jpg

Ju jeni një person shumë i kujdesshëm dhe i pastër dhe ndërkohë që kujdeseni për gjërat tuaja, gjithashtu kujdeseni shumë për njerëzit rreth jush. Jeni perfeksionist dhe nuk ju pëlqen të humbisni asgjë në mënyrë që të përdorni të gjitha burimet që keni në maksimum.

E shtrydhni pastën në mes

pasta_1.jpg

Ju jeni një person realist dhe aktiv dhe zakonisht jeni paksa të nxituar në ato që bëni. Ju nuk jeni shumë të organizuar, por nëse hasni një sfidë, jeni të aftë ta zgjidhni atë.

E shtrydhni pastën nga maja

pasta_2.jpg

Ju jeni shumë kokëfortë dhe jeni në gjendje të bëni shumë për të marrë atë që dëshironi dhe për të arritur qëllimet tuaja. Ju bini pre e pesimizmit dhe nuk u besoni shumë njerëzve, ju jeni mësuar të mbështeteni vetëm te vetja.

Ju e mbani pastën të paprekur

pasta_3.jpg

Juve ju pëlqen të qendroni vetëm, jeni ëndërrimtarë dhe artistikë. Ndonjëherë mund të duket sikur jetoni në botën brenda kokës tuaj. Jeni të ndjeshëm, të butë, të vëmendshëm dhe tolerues.

E shtrydhni pastën kudo

pasta_4.jpg

Ju arrini ta shihni botën në një perspektivë të ndryshme nga shumica dhe jeni shumë artistik dhe kreativ. Ju mund të gjeni bukuri kudo. Mund të jetë e vështirë për ju që të jeni të përpiktë dhe të rregullt gjatë gjithë kohës dhe mund të vështirësi në planifikimin dhe kryerjen e detyrave, por jeni dhe shumë optimistë dhe mendjehapur.

Article Logic
Execution time: 0.0025110244750977