Pas lajmit se kishte një fëmijë me aktoren e filmave për të rritur, Drake vazhdon të tërheqë vëmendjen. Këtë herë bëhet fjalë për këngën “Can’t take a joke”, pjesë e albumit të tij të ri “Scorpion” e cila siç duket është e kopjuar.
Të paktën kështu bëri me dije në Instagram, reperi i njohur shqiptar Elinel, i cili e akuzoi artistin kanadez. Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.
Në një nga intervistat e tij të fundit, Elinel ka treguar se po përgatitet për të nisur proçedurat ligjore. Nëse do të fitojë gjyqin ndaj tij, do të ketë fitime aq të mëdha sa nuk do ta ketë nevojshme të punojë. “Po të jetë në favorin tim, mund të fitoj shumë dhe të mos këndoj më kurrë”, tha ai.