INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse flini më pak se 7 orë, dëmtohet ADN…

Nëse flini më pak se 7 orë, dëmtohet ADN…

Publikuar më: 11:11 13-02-2019

Nëse nuk flini mjaftueshëm jeni më të rrezikuar jo vetëm nga sëmundjet mendore por edhe sepse mund të dëmtohet ADN-ja. Për më shumë rriten shanset që të prekeni edhe nga sëmundjet tumorale.

Shkencëtarët besojnë se gjumi i pakët mund të reduktojë aftësinë e ADN-së që të rigjenerohet duke i hapur rrugë zhvillimit të patologjive të ndryshme.

Ky mendohet të jetë studimi i parë i cili nxjerr në pah efektet e pagjumësisë.

Analiza u bazua mbi mjekë të cilët do të duhej të rregullonin gjumin e tyre pas punës me turne. Studimi i kryer nga specialistë të Universitetit të Hong Kong vrojtuan 49 mjekë , 24 prej të cilëve do të duhej të punonin gjatë natës.

Të gjithë mjekëve iu morën mostra gjaku pasi ata kishin fjetur plotësisht. Po ashtu mostra gjaku u morën edhe kur ata kishin punuar gjatë natës dhe gjumi i tyre nuk ishte i plotë.Studimi tregoi se mjekët që punon me turne nate kishin pësuar 30% më shumë dëmtime në ADN sesa ata që nuk punuan gjatë natës.

Për më tepër dëmtimi ADN-së rritej me 25% pas një nate ku gjumi nuk ishte i plotë.

Dhe pikërisht pamjaftueshëmria me gjumë sjell pasoja në shëndet duke qënë më i prirur ndaj sëmundjeve kronike. Sipas ekspertëve rriten shanset që të zhvillohen patologji duke nisuar nga dëmtimet gjenetike tek sëmundjet tumorale.

Me një studim të tillë analistët duan të na tregojnë rëndësinë e të fjeturit.Deri në këto momente specialistët nuk e dinin se pamjaftueshëria me gjumë mund të dëmtonte edhe ADN-në.Ata vijojnë të rekomandojnë se të gjithë kemi nevojë për rreth 7 orë gjumë.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793