INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse flini më shumë se 8 orë kujdes, rrezikoni të vdisni para kohe

Nëse flini më shumë se 8 orë kujdes, rrezikoni të vdisni para kohe

Publikuar më: 08:39 09-08-2018

Nëse jeni gjumash atëherë duhet patjetër të ndryshoni stilin tuaj të jetesës.

Një studim i realizuar nga Universiteti Keele në SHBA vërtetoi se nëse flini më shumë se 8 orë rrezikoni të pësoni vdekje të parakoshshme.

Kërkimi tregoi se ata njerëz që flenë rregullisht më shumë se 8 orë përfundojnë duke patur probleme më gjumin cka sjell probleme me frymëmarrjen dhe për pasojë janë më të riskuar nga sëmundjet e zemrës.

Si rezultat, hulumtuesit, analizuan të dhënat e mbledhura nga 74 studime dhe arritën në përfundimin e gjumi i tepruar mund të jetë një "shenjë" e shëndetit të dobët.

Studimi shqyrtoi lidhjen midis gjumit sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë në më shumë se tre milionë pjesëmarrës nga viti 1970 deri në vitin 2017.

Shkencëtarët zbuluan se gjumi që zgjaste deri në 10 orë shtonte me 30% më shumë mundësinë që të prekeshe nga sëmundje të parakohshme të zemrës krahasuar me rastin nëse bëje vetëm 7 orë gjumë.

Studimi zbuloi gjithashtu se nëse flije më shumë se tetë orë ishe më i riskuar të prekeshe nga sëmundjet që lidhen më trurin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Specialistët amerikanë shprehen se kërkimi i tyre ka një rëndësi të vecantë për shëndetin duke vërtetuar se gjumi i tepërt është tregues i rrezikut që të prekeni shpejt nga sëmundjet kardiovaskulare.

Po ashtu i ndihmon mjekët për të eksploruar më shumë kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit të secilit person.

"Nëse gjenden modele të gjumit të tepërt, veçanërisht kohëzgjatje të zgjatur prej tetë orësh ose më shumë, atëherë mjekët duhet të marrin në konsideratë shqyrtimin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe sindromën apnea obstruktive të gjumit, e cila është një çrregullim serioz i gjumit dhe ndodh kur frymëmarrja e një personi ndërpritet gjatë gjumit".

Studimi, i cili gjithashtu zbuloi se cilësia e dobët e gjumit ishte e lidhur me një rritje prej 44 përqind të sëmundjeve koronare të zemrës, tregoi edhe një herë ndikimin që gjumi mund të ketë në shëndetin fizik të një personi.

Muajin e kaluar, Universiteti i Sidneit zbuloi se privimi nga oksigjeni i shkaktuar nga apnea e gjumit mund të shkaktojë tkurrje në trurin tuaj pikërisht në zonat t që luajnë një rol të rëndësishëm në kujtesë dhe të cilat gjithashtu preken nga sëmundjet mendore.

Prandaj kini kujdes gjeni mënyrën që të mos bini pre e gjumit dembel.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326