INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse i dashuri ju ka tradhëtuar këto janë 10 fazat që të gjithë i kalojnë

Nëse i dashuri ju ka tradhëtuar këto janë 10 fazat që të gjithë i kalojnë

Publikuar më: 11:58 20-02-2017

Ndodh që të keni parë miqtë tuaj më të afërt të kenë qënë të tradhëtuar, por asnjëherë se kishit menduar se kjo mund të ndodhte në lidhjen tuaj.

Edhe sikur lidhja mos shkojë mirë, i dashuri juaj nuk mund t’ju tradhëtonte asnjëherë, por do ballafaqohej me ju. Pa e kuptuar ama, disa ndryshime dallohen në lidhjen tuaj. Telefoni i tij rri gjithmonë i kthyer mbrapsht në tavolinë, ai ka plane me të tjerë njerëz, një mesazh në orët e vona, Facebook-u i tij i hapur dhe gjithë pritshmëritë tuaja bien përtokë… Në fillim nuk do e pranoni dot, më pas do të kaloni në këto faza dhe çdo gjë do të shkojë mirë!

  1. Faza e “Çfarë më mungon tek vetja?”
    Pyesni veten dhe nuk arrini të kuptoni çfarë kishte që nuk shkonte tek ju. Nuk ishit të zgjuar? Të bukur mjaftueshëm? Çfarë e shtyu të shikonte për dikë tjetër?
  2. Faza e “gjetjes se me kë ju ka tradhëtuar”
    Pasi jeni ende të shokuar nga tradhëtia, ka ardhur moment të zbuloni cili është personi tjetër. A e njihni? A keni miq të përbashkët? A ju njeh personi tjetër ju etj, etj…
  3. Faza “Stalking"
    Ju doni të dini çdo gjë për këtë person. Çfarë bën në jetë? Kështu nisni të gërmoni thellë e më thellë gjithë internetin.
  4. Faza e “humbjes së vetëbesimit”
    Jeni të shpërqëndruar, asgjë nuk bën sens dhe madje në javët e para as nuk doni të shihni njerëz me sy.
  5. Faza e “krahasimit”
    Pasi të keni zbuluar çfarë bën personi tjetër, çdo gjë e juaja kthehet në object krahasimi me gjërat e tyre.
  6. Faza e “lotëve”
    Në pamundësi për të fshehur trishtimin, shpesh do e gjeni veten duke qarë dhe duke dëgjuar këngë që ju shkojnë për shtat me humorin.
  7. Faza e “mbështetjes së miqve”
    Ata janë aty për ju, por e vetmja gjë që bëni është t’ju ankoheni dhe të kërkoni “mëshirën” e tyre.
  8. Faza e “hakmarrjes”
    kjo lidhet ndonjëherë me fazën më sipër, pasi nodshta janë miqtë ata që do ju kthjellojnë dhe “hakmarrje” do të thotë një trup më në formë, veshje të reja,motivim dhe ndryshim!
  9. Faza e “jetesës së shëndetshme”
    Jo vetëm ushtrime fizike, por gjithashtu ushqime të mira, buzëqeshje, ushëtime, biseda frymëzuese me miqtë etj.
  10. Faza e “ecjes para”
    Përgëzime, në këtë fazë ju nuk e keni harruar komplet ishin tuaj, por nuk ju bëhët më vonë për të!
Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039