INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse i dashuri ju kritikon për këto 4 gjëra, është koha të mendoni ndarjen

Nëse i dashuri ju kritikon për këto 4 gjëra, është koha të mendoni ndarjen

Publikuar më: 14:31 28-07-2017

Marrëdhëniet, madje edhe ato më të mira, nuk janë gjithmonë të përsosura.  Është e rëndësishme të kuptojmë se konflikti në një marrëdhënie është plotësisht normale.

Por ka edhe nga ato konflikte të cilat kosndierohen si “flamuj të kuq” , domethënë kur partneri juaj ju kritikon për gjëra të caktuara.

Disa  kritika vijnë në forma të ndryshme dhe jo të gjitha janë të dëmshme, por disa forma kritike mund të kenë një efekt negativ jo vetëm në një marëdhënie, por në vetveten tuaj.

Nëse kritika ka të bëjë me referimin e mishit të gatuar jo mirë dhe jo për një kritikë serioze të tipit “Ti je kuzhinierja më e keqe që kam takuar ndonjëherë”, është e padëmshme.

“Por kur një partner përdor kritikat si një mjet për të abuzuar me vetëbesimin e tjetrit, kjo është e dëmshme”, thotë April Masini autore dhe eksperte e marrëdhënies dhe etikës.

Këto janë  katër gjëra për të cilat partneri juaj nuk duhet t’ju kritikojë kurrë dhe që ju duhet t’i dini:

Paraqitja juaj

Nëse partneri juaj ju kritikon për dukjen, kjo është një  “flamur i madh i kuq”.

Ne jemi gjithnjë të shqetësuar për pamjen tonë të jashtme pasi marrja e kritikave nga dikush që ne dëshirojmë të na tërheqë, do të na bëjë të ndihemi keq.

Çdo kritikë që ka të bëjë me imazhin e trupit është përgjithësisht një zonë e prekshme", thotë Masini.

Një nga faktorët më të mëdhenj në lidhje me pamjen tuaj që partneri juaj nuk duhet t’ju kritikojë  është pesha, e cila mund të jetë një çështje e madhe për shumë njerëz.

Partnerët duan të ndjejnë se janë tërheqës për njëri-tjetrin dhe kur kritikoni peshën e tij, ju po kritikoni pamjen e tyre dhe kjo  i bën ata të ndjehen më pak tërheqës", thotë Masini.  "Kjo do të ketë një efekt negativ në marrëdhënien, veçanërisht nëse pesha është një pengesë e vështirë për ta".

Familja

Masini thotë se nëse po del me dikë që kritikon familjen tënde,  prindërit, vëllezërit e motrat apo fëmijët tuaj , duhet të rishikoni nëse ia vlen të qëndroni aty, sepse partneri juaj nuk duhet të kritikojë këta persona . nëse kjo ndodh, shmangni ose të paktën kufizoni çdo kritikë ndaj këtyre njerëzve dhe këtyre marrëdhënieve pasi ata persona janë shumë afër zemrës.

Në këtë rast duhet edhe këmbëngulja juaj për të mos lejuar partnerin  të thotë diçka negative për familjen tuaj.

Tiprate tuaja personale

Ju nuk mund të ndryshoni përvojat jetësore që keni patur dhe që kanë ndikuar tek ju. Jeni ai që jeni, një person më defekte apo zakone të çuditshme dhe partneri juaj nuk duhet t’ju  kritikojë për këtë. Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën tuaj.

Karriera

Nëse partneri ju bën të ndiheni keq për karrierën tuaj, nëse kjo është sepse ata dëshirojnë që ju të ishit më të pasur, nuk do të miratoni atë që po bëni, ose dëshironi që të jeni më të njohur në fushën tuaj , largohuni prej tyre. Partneri juaj mund t’ju kritikojë për karrierën  nëse paraja diskutohet si çështje në marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse jetoni bashkë. Por nëse diskutimi bëhet për arsyet që përmendëm në fillim, ky është problem serioz.

Pra, nëse partneri juaj ju kritikon për ndonjë nga këto katër gjëra, rivlerësoni marrëdhënien tuaj. Ju nuk mund ta kuptoni, ndërkohë që kritika po ndodh, por partneri juaj është duke shqetësuar  ndjenjën tuaj të vetëvlerësimit dhe mund të bëjë dëm serioz të përhershëm në psikikën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383