INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse i keni harruar sesi ngjanin atëhere Vip-at, jua kujtojmë ne [FOTO]

Nëse i keni harruar sesi ngjanin atëhere Vip-at, jua kujtojmë ne [FOTO]

Publikuar më: 12:01 24-03-2017

Kur VIP-at vishnin triko leshi nëpër koncerte...

Era Rusi është një nga këngëtaret më të mira të muzikës së lehtë shqiptare. Një zë potent, që në çdo përfaqësim në kompeticione muzikore shënon një sukses në karrierën e saj. Era është gjithashtu e njohur edhe si këngëtare, e cila ka kënduar që në fillimet e saj në lokale të ndryshme, dhe si gjithmonë ka preferuar të kënduarit live.
Pikërisht në një nga këto net, ajo është fotografuar rreth 8 vite më parë nga gazeta Panorama. Nëse do të bëjmë krahasimin me foton që i përket ditëve të fundit, mund të themi që ndryshimi i Erës është impresionues.

IMG_9045.gif

Në vite këngëtarja ka kuptuar që vetëm zëri nuk mjafton dhe, mesa duket, ka bërë disa rregullime në portretin e saj, ku më i dukshmi është ai i zvoglimit të hundës. Një ndryshim, që me të vërtetë ka qenë ai i duhuri.

era1.gif

 

OTR mund të jesh kur ke “Ferrari”

Nëse je OTR, je në modë! Kjo është pak a shumë një batutë që përdoret mes të rinjve, pasi Noizy, këngëtari i tyre i preferuar, ka krijuar labelin e tij të pagëzuar me emrin OTR. Dhe natyrisht, për të qenë i pëlqyer nga fansat, duhet të demonstrosh që bën jetë luksoze.

noizy2.gif

Prandaj Noizy nuk përton të tregojë makinat dhe veshjet e shtrenjta. Por rreth 8 vite më parë, teksa këndonte në lokalet e natës së Tiranës, ai nuk e ka patur problem të këndojë me një triko leshi të vjetër. Mbase nuk ishte akoma në modë shfaqja e superluksit asokohe.

noizy1-1.gif

Article Logic
Execution time: 0.0016140937805176