INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse i thoni një femre këto gjëra, ajo do fluturojë nga gëzimi. Nxitoni!

Nëse i thoni një femre këto gjëra, ajo do fluturojë nga gëzimi. Nxitoni!

Publikuar më: 12:16 14-12-2018
Ndaluni në një moment dhe mos harroni t’i shprehni partnerit  sa shumë e falenderoni që është pjesë e jetës suaj.
Ja disa fjali që duhet t’ja thoni partneres suaj, për ta bërë  të ndihet më mirë:
 
1. Çfarë doni të bëni?
Planifikimi për të  kaluar kohë së bashku është e domosdoshme në një marrëdhënie. Nëse keni kohë që jeni bashkë, e dini se çfarë pëlqen ose jo partnerja juaj. Nuk duhet t’i merrni vetëm ju vendimet, por merrni edhe mendimin e saj. Kjo, sipas intv.al  do e bëjë të ndihet edhe më shumë e vlerësuar.
2.  Mezi po pres të të takoj
Duhet ta lini të kuptojë  që  vazhdimisht mezi po prisni ta takoni. Marrëdhënia ndonjëherë kalon në monotoni, por nuk duhet ta lejoni këtë gjë. Mbani gjallë  emocionet, pasi  kjo do e ndihmojë lidhjen të jetë  në formën më të mirë. Mundohuni të dukeni në çdo kohë si  një çift i dashuruar.
3. Faleminderit
Tingëllon shumë gjë e thjeshtë për t’u thënë, por në shumicën e kohës ju harroni ta thoni.  Nuk ju merr shumë kohë për ta shprehur, por sjell  pafund të mira, sidomos në një marrëdhënie. 
4. Je e aftë në punë
Vënia në dukje e aftësisë në fushën profesionale, do e bëjë atë të ndihet femra më me fat.  Duhet të vlerësoni  atë çka bën partnerja, edhe nëse nuk e dini vërtet vështirësitë e profesionit të saj. Një fjalë inkurajuese, do e bëjë atë t’ju dojë edhe më shumë. Ajo me siguri do jetë githmonë pranë jush për t’ju mbështetur për çdo gjë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0043480396270752