INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ish-i është ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?

Nëse ish-i është ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?

Publikuar më: 16:09 29-05-2017

Nëse në një mënyrë ose tjetër ish-at janë ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?

Duhet të shpresoni që ata të largohen vetë apo duhet të reagoni kundër tyre? Apo thjesht duhet t’i bëni miq?

 

Ekspertët e marrëdhënieve kanë një përgjigje. Ata janë mbledhur së bashku për të shpjeguar se çfarë duhet të bëni në një trekëndësh ku qëndroni ju, partneri juaj dhe ish-i. Më poshtë lexoni 4 këshilla se si të veproni në këto raste.
Një marrëdhënie e shëndetshme dhe pozitive

Nëse ju dhe ish-i i partnerit keni një marrëdhënie pozitive, ku nuk ka asnjë lloj inati apo keqdashje nga ana e dy palëve, atëherë nuk ka asnjë problem që ju të jeni miq. Si në çdo marrëdhënie tjetër, edhe te kjo mund të dalloni qartazi se kur ju ofron pozitivitet dhe kur ju shkakton vetëm mërzitje. Këtë balancë ju duhet ta bëni personalisht vetë dhe në mënyrë objektive.

Nëse jeni miq të mirë me partnerin

Marrëdhënia me ish-in e partnerit varet edhe nga komoditeti që ju keni në radhë të parë me partnerin tuaj. Nëse jeni të hapur bashkë dhe flisni për çdo gjë, të ftoni ishin e njërit apo tjetrit në një drekë apo darkë nuk ka asnjë të keqe. Nëse e shikoni që mes partnerit tuaj dhe ishit nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie por atyre u pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, më mirë të përshtateni me këtë në mënyrë që të bëheni edhe ju pjesë e grupit sepse në të kundërt do të lodheni shumë ta luftoni atë marrëdhënie.

Nëse fëmijët janë gjithashtu pjesë e trekëndëshit

Nuk do të donit të ishit njerka e keqe e Borëbardhës dhe as ish-i i partnerit tuaj të ishte njerkë e keqe për fëmijët tuaj, ndaj duhet të keni kujdes në raste të tilla. Nëse doni që fëmijët tuaj të rriten në qetësi dhe me pozitivitet afër dhe zgjedhjet tuaja të mos ndikojnë keq tek ata, ruani balancat!


Ekzistojnë kushte specifike për të mbetur miq:

Partneri juaj është dakord që ju të shoqëroheni me ish-en e tij.

Nuk ekziston xhelozia në këtë trekëndësh.

Keni qëllime të mira ndaj kësaj marrëdhënieje.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822