Mesa duket ardhja e periodave në moshë të re nuk qenka diçka pozitive, sidomos kur femrat nuk e kanë kaluar moshën 10 apo 11 vjeçare. Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët e britanikes ''Daily Mail'', nëse periodat tek femrat nuk vijnë në moshën e duhur rreziku për goditje në zemër është i lartë, madje rrezikojnë të kalojnë para kohe në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi(operacion për heqjen e mitrës).
Femrave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 vjeç janë 10% më të rrezikuara të pësojnë atak në zemër ose goditje në tru me kalimin e viteve.
Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë pasur ciklin e parë menstrual.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi.
Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.
Autorët e këtij studimi, të publikuar te revista “Heart”, sugjerojnë vajzat të cilat nuk kishin mbushur akoma 12 vjeç kur iu kanë ardhur periodat të bëjnë më shpesh kontrolle të zemrës.