Këtë muaj na u duk sikur të gjithë janë të shenjës së Gaforres. Shumë personazhe të njohur, veçanërisht të muzikës, festuan ditëlindjen javën e fundit.
Më poshtë, iconstyle ka sjellë listën e njerëzve të famshëm shqiptarë që festuan ditëlindjen këtë muaj. Edhe më shumë do të vijnë.
Edi Rama
Kryeministri mbushi 55 vjeç në 4 korrik.
Rudina Xhunga
Gazetarja e famshme festoi ditëlindjen më 22 qershor.
Era Istrefi
Këngëtarja mbushi 25 në 4 korrik.
Elita Rudi
Moderatorja e njohur, gruaja e Gjikos dhe mamaja e Zërit, mbushi 26 më 28 qershor.
Getoar Selimi
Reperi i njohur mbushi 37 vjec me 3 korrik.
G Bani
Një prej reperëve më të famshëm të viteve ‘2000, G Bani, mbushi 38 më 7 korrik.
Fero
Korriku, muaji i reperëve. Fero festoi ditëlindjen e 22-të më 8 korrik.
Samanta Karavella
Këngëtarja mbushi 29 në 9 korrik, dhe ne s’na besohet si kaluan 16 vite nga koha kur mori pjesë tek “Ethet e së premtes”.
Ledri Vula
Reperi i njohur festoi ditëlindjen e 33-të në krahët e mamit më 10 korrik.
2Po2
Në 10 korrik, 2 Po 2 mbushi 41 vjeç dhe u ankua se sa më shumë vite kalojnë, aq më pak njerëz e urojnë.
Olta Gixhari
Bukuroshja e teatrit dhe filmit shqiptar mbushi 33 vjeçe më 8 korrik.
Kelvi Kadilli
Prezantuesi i “Pop Culture” festoi ditëlindjen më 30 qershor.
Gjyste Vulaj
Këngëtarja kontraverse mbushi sot 42 por ndihet si 24.
Të tjerë personazhe të njohur që pritet ta festojnë ditëlindjen së afërmi janë:
Klea Huta më 14 korrik
Baby Gee më 17 korrik
Albana Osmani më 18 korrik
Blero më 19 korrik