INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse jeni kjo shenjë HOROSKOPI, sezoni juaj sapo ka filluar, bëhuni gati të shkëlqeni më shumë se kurrë!

Nëse jeni kjo shenjë HOROSKOPI, sezoni juaj sapo ka filluar, bëhuni gati të shkëlqeni më shumë se kurrë!

Publikuar më: 22:45 22-07-2018

Valët mistike të sezonit të gaforres morën me vete të gjitha frikërat dhe na pastruan zemrat. Dielli është i ngrohtë dhe shkëlqen ndaj bëhuni gati që dhe shpirti juaj i pastër të ndriçohet. Shenja e luanit sundohet nga Dielli dhe bashkë me verën do të nisi lindja e individualizimit dhe gjatë kësaj periudhe do të jeni të vetëdijshëm mbi cilësitë tuaja unike. Dielli është burimi i dritës dhe jetës në tokë, prandaj dhe luani identifikohet si ‘mbreti’ i zodiakut. Me energjinë e tyre, shpirtin, dhe vecantinë qe i karakterizon ata tërheqin vëmëndje sa shkelin këmbë diku.

Në astrologji, shenja e Luanit përfaqëson lindjen e autenticitetit dhe ndërgjegjen. Në zemrën e një luani kombinohet personaliteti dhe energjia shpirtërore që rrezatohet nëpërmjet dashurisë që luanët dhurojnë. Në këtë mënyrë ndodh zhvillimi i egos dhe përsosja e vetes. Disa astrologë thonë se luani është shenja e zjarrit më e fuqishme në zodiak kjo sepse energjia e diellit lidhet me energjine e shpirtit dhe te mendjes.

Tani që ju prezantuam këtë shenjë ‘ mbretërore’ të shpjegojmë avantazhet që sjell kjo stinë magjike për të lindurit e kësaj shenje.

Përqafoni fëmijën tuaj të brendshëm.

Kjo shenje madhështore është e lidhur me femijërinë, kreativitetin,të qeshurën, kërcimin aktrimin etj. Një luan ka flutura në stomak sa herë ben dicka me gëzim dhe pasion. Shumica prej nesh e kanë harruar se çfarë i bën të lumtur, sipas elitedaily, përshtati intv.al

Është shumë e lehtë të shpërqendrohesh me punë, fatura dhe me gjithë përgjegjshmëritë e të qënurit i rritur. Por, e rëndësishme është që të mbushim ditën tonë me aktivitete që na bëjnë të lumtur pa menduar për pasojat. Thjesht jeni vetvetja. Ndoshta është koha të merreni përsëri me talentin që keni lënë mbas dore. Filloni të merrni mësime këndimi ose mësime mbi një instrument. Ky sezon ka të bëjë vetëm me të ndjerit mirë dhe të bërit cfarë ju dëshiron zemra.

Jeni pefektë në mënyrën tuaj

Çfarë ju frikëson? Vetëm një ka si ju dhe në momentin kur ta kuptoni këtë jeta juaj do të ndryshojë. Universi është i pafund dhe kështu jeni dhe ju.

Për cfarë ëndërroni më shumë në jetë? Cilat janë qëllimet tuaja dhe cfarë po bëni ti arrini? Është shumë e rëndësishmë të jeni të sinqertë me veten tuaj. Të qënurit vetvetja është superfuqia juaj. Kryefjala e jetës tuaj është sineriteti i shpirtit tuaj, jo kritikat dhe thashethemt. Boll u fshehët! Luani është një performues i lindur dhe shtëpia e tij astrologjike është skena e tij. Është koha të dilni nga guaska juaj dhe të prekni dritën. Kjo është drita juaj dhe e askujt tjtër. Shëndrisni si një diamant./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.003108024597168