Nëse jeni nisur drejt jugut duhet të përgatiteni për një trafik të rënduar disa kilometrik.
Sipas njoftimeve në autostradën Fier-Vlorë vargu i makinave është i gjatë 9 kilometra.
Trafiku i automjeteve nis prej unazës lindore të Fierit dhe ka vazhduar deri në Levan ku ndahen drejtimet e lëvizjes për në Tepelenë.
Dyndja e madhe e pushuesve dhe mos prania një polici rrugorë e ka rënduar dhe më keq situatën.