INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse jeni xheloze për partnerin në këto raste, keni plotësisht të drejtë

Nëse jeni xheloze për partnerin në këto raste, keni plotësisht të drejtë

Publikuar më: 15:30 21-09-2017

Ndjenja e xhelozizë nuk është një ndjenjë e mirë dhe shpesh ndikon negativisht në marrdhënien në çift. Por ka raste kur xhelozia është e justifikuar. Më poshtë po ju listojmë 7 raste të tilla.

1. kur ai flirton dukshëm me një grua tjetër
Nëse jeni ne një party apo keni dalë bashkë diku dhe ti vë re se ai po flirton me një grua tjetër, atëherë ke të drejtë të bëhesh xheloze. Thuaji partnerit se ty nuk të pëlqen kjo sjellje e tij dhe kerkoji që kjo mos të përsëritet më. Mundohu të kontrollosh veten, mos të bërtasësh apo të shpërthesh në të qara pasi nuk do të bësh figurë të mirë para partnerit dhe njerëzve të tjerë që te rrethojnë.

2. kur dëgjon nga të tjerët të fshehta rreth partnerit
Është shumë e dhimbshme kur dëgjon snga miqtë apo të afërmit e tu se partneri të ka mbajtur të fshehta. Në këtë rast është më se e kuptueshme që të behesh xheloze. Por mos i bëso të gjitha fjalëve dhe fol me partnerin rreth këtyre fjalëve si dhe mundohu të verifikosh vërtetësinë e tyre.

3. kur partneri yt e kalon thuajse gjithë kohën e tij me punën apo hobin e vet
Është normale që partneri të ketë angazhimet e veta, por kur këto angazhime bëjnë që ty të të lërë tërësisht pas dore, atëherë duhet patjetër të komunikosh me partnerin dhe ta bësh të kuptojë se kështu nuk mund të vazhdohet. Ai duhet të të kushtojë ty kohën e duhur. Prandaj tregohu e matur në komunikim dhe binde partnerin që të ndryshojë disi prioritetet e veta, duke të dhënë edhe ty prioritetin e merituar.

4. kur e ndjen se ai nuk kujdeset për ty
Nëse ke filluar të ndjesh ftohtësi nga partneri dhe po vë re se ai nuk kujdeset për ty si më parë, atëherë ke të drejtë të bëhesh xheloze. Fol me partnerin dhe mundohu ta rregullosh këtë situatë.

5. kur partneri udhëton pa masë
Nëse partneri yt ka udhëtime pune, ti duhet ta kuptosh dhe mbështesësh atë. Por nëse këto udhëtime kanë filluar të bëhen shumë intensive dhe ai është më shumë larg shtëpisë se sa pranë teje, atëherë ka ardhur koha të flasësh me të. Nëse ai të do, do mundohet të arrijë të bëjë kompromis edhe me punën. Nëse kjo situatë vazhdon të mos përmirësohet, atëherë duhet të shqetësoshesh dhe të komunikoni seriozisht.

6. kur ai shpenzon vetëm për vete
Nëse partneri yt fiton më shumë se ty apo ai mban shpenzimet e familjes, por ai blen pa fund për veten e vet, del vazhdimisht vetëm me shokët dhe shkon në pushime të shtrnjta pa ty, ke shumë të drejtë të bëhesh xheloze. Tregoji partnerit se ai nuk mund të shpenzojë pafund vetëm për veten e vet dhe ty të lëjë në harresë, pasi kjo nënkupton se nuk kujdeset për ty.

7. kur ai rri më shumë me shokët e vet se sa me ty
Nëse partneri del shumë me shokët e vet, duhet ta bësh të kuptojë se ti ndihesh vetëm kur ai nuk është pranë teje, Lëjë të kuptojë se ti ke nevojë për të dhe se ai duhet të shpenzojë më shumë kohë me ty.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762