INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse jepni shtëpi me qira, më të sigurta i keni po t’ja jepni bashkive. Ja pse...

Nëse jepni shtëpi me qira, më të sigurta i keni po t’ja jepni bashkive. Ja pse...

Publikuar më: 12:54 08-05-2018

Pronarët e shtëpive që i japin me qira jo në pak raste kanë patur probleme me qiramarrësit. Shumë kanë ikur pa bërë pagesat e muajve të fundit dhe të tjerë ju kanë dëmtuar pajisjet dhe janë larguar pa i kompensuar. Ndaj një garanci më të madhe ju japin bashkitë. Për më tepër nëse keni një shtëpi të dytë apo të tretë dhe doni ta jepni me qira të paktën për 3 vjet mund t’ja jepni bashkive, të cilat më pas i menaxhojnë duke strehuar familje në nevojë. Këtë e ofron ligji “Për strehimin social” i miratuar së fundmi në Parlament. Në nenin 23 të këtij ligji ka një term “pronari social”, këtë status mund ta përfitojë çdo subjekt publik apo privat që vë në dispozicion banesa për ti dhënë me qira tek familjet në nevojë.

Sipas ligjit njësitë e qeverisjes vendore kanë detyrimin që brenda muajit janar të çdo viti të shpallin një thirrje për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Brenda këtyre njësive ka një strukturë të veçantë e cila do të bëjë verifikimin e kushteve që kanë banesat për të cilat është aplikuar që jenë në grupin e atyre që jepen me qira tek familjet në nevojë. Ky grup sheh kushtet e banesës, përshtatshmërinë e saj për jetesë, normat e strehimit dhe në bazë të konstatimit nxjerr edhe një raport duke i kthyer përgjigje aplikantit për miratim ose refuzim.
Po ligji vendos dhe disa kushte të tjera. Kjo marrëveshje parashikon afatin që nuk mund të jetë më pak se tre vjet, masën e qirasë dhe mënyrën e shlyerjes së saj si dhe mënyrën e administrimit të pronës dhe marrëdhënien me qiramarrësin. Pronari social mbështetet për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese. Sipas ligjit, familjet që trajtohen me banesa sociale me qira, paguajnë një pjesë të saj të vetme sipas të ardhurave që kanë ndërsa pjesën tjetër e plotëson njësia vendore në kuadër të politikave të strehimit social.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024740695953369