INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ju ndodhin këto 7 gjëra në lidhje, duhet t’i jepni fund

Nëse ju ndodhin këto 7 gjëra në lidhje, duhet t’i jepni fund

Publikuar më: 13:27 16-09-2016
Jeta në çift, duhet të ketë uljet dhe ngritjet e veta.
Në disa raste duhet të dorëzoheni, pasi nuk mund ta ndryshoni me forcë situatën. Ekspertët kanë bërë një listë të gjërave që duhet të shikoni me vëmendje te lidhja juaj, të cilat tregojnë se duhet të ndaheni sa më shpejt.
 
1. Ju tërheq vetëm fizikisht
Një marrëdhënie e fortë është e bazuar jo vetëm në tërheqjen fizike, por edhe në atë shpirtërore. Nëse ky person nuk ju tërheq me karakterin, apo me gjërat që ju thotë, nuk ja vlen të qëndroni me të.
 
2. Jeni të parët që komunikoni me të
Nuk duhet të jeni gjithmonë të parët që komunikoni me të. Nëse partneri nuk përpiqet të kontribojë në lidhje, nuk duhet të qëndroni më me të.
 
3. Miqtë tuaj nuk e pëlqejnë
Ju jeni personi kryesor që duhet të vendosë, por nëse miqtë tuaj nuk e pëlqejnë, këtu diçka nuk shkon. Duhet të bëheni skeptikë, për lidhjen tuaj, derisa të vërtetoni që partneri juaj nuk është i duhuri për ju.
 
4. Nuk ju motivon
Nëse partneri juaj është indiferent ndaj gjërave në jetën tuaj, bëni mirë ta mbani larg. Kjo gjë do të thotë, se nuk i intereson çfarë ndodh në jetën tuaj.
 
5. Nuk bëni asgjë interesante së bashku
Jeni të detyruar të shkoni në çdo vend që partneri  dëshiron dhe kjo gjë po kthehet në monotoni. Nëse ju kap kjo gjendje, duhet ta ndryshoni, ose të ndaheni.
 
6. Nuk keni guxim të shprehni diçka, pasi e merr personale
Nëse keni këtë frikë, ka ardhur moment të ndaheni nga ky partner. Mirëkuptimi është baza e një lidhjeje të suksesshme.
 
7. Ju fshehin gjëra
Në një lidhje duhet të ketë besim. Nëse nuk ka të tillë, më mirë t’i jepni fund. 
 
Burimi:  ELITE DAILY
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539