INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ju paragjykojnë, mos bëni dhe ju të njëjtën gjë! Ja disa pika si të bëhemi më shumë mendjehapur

Nëse ju paragjykojnë, mos bëni dhe ju të njëjtën gjë! Ja disa pika si të bëhemi më shumë mendjehapur

Publikuar më: 17:13 08-07-2018

Është shumë e thjeshtë të paragjykosh dikë se si vishet apo si sillet. Ama kur vjen puna tek ne, nuk na pëlqen të ndihemi të paragjykuar nga të tjerët. 

Këto janë disa mënyra se si të bëheni më shumë mendjehapur e më pak paragjykues :

-Bëhuni pozitivë
Përpiquni të shihni anën e mirë të çdo situate. Mendimet negative ju çojnë drejt paragjykimit.

-Ndani sjelljet e personave të tjerë nga personaliteti i tyre
Nësë dikush i bërtet dikujt për një arsye të caktuar, kjo s’do të thotë që ai është një njeri agresiv gjatë gjithë kohës.

-Kuptoni kur jeni duke paragjykuar
Nëse arrini ta kapni veten mat duke pasur mendime negative për dikë mundohuni t’I stoponi ato dhe nëse mundeni zvëndësojini me një compliment.

-Vini veten tuaj në vendin e personit që jeni duke paragjykuar
Si fillim as juve nuk do ju vinte mirë që dhe për ju, të tjerët të kishin mendime negative. Pastaj kujtoni se një sjellje apo një veprim mund të ketë shumë arsye pse ka ndodhur.

-Zgjeroni horizontin tuaj
Bëhuni kuriozë. Mësoni diçka më tëpër e më pas vendosi se çfarë të mendoni për dikë tjetër apo sjelljet dhe veprimet e tij./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167