INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni ankth dhe stres shkenca ju këshillon të dëgjoni këtë këngë [VIDEO]

Nëse keni ankth dhe stres shkenca ju këshillon të dëgjoni këtë këngë [VIDEO]

Publikuar më: 12:55 30-12-2016

Ankthi dhe stresi janë probleme mjaft të përhapura në ditët e sotme.

Ankthi nuk shfaqet krejtësisht vetëm, ai mund të jetë shenjë e çrregullimeve psikiatrike, çrregullimeve tiroidale, uljes së nivelit të sheqerit në gjak, sëmundjeve te zemrës dhe mushkërive, tumoreve të trurit, epilepsisë, anemisë, infeksioneve të ndryshme, mungesës së vitaminave, konsumimit të tepër të kafeinës dhe ilaçeve.
Ekzistojnë edhe të tjera mënyra efektive që trajtojnë çrregullimet e ankthit. Trajtimet mund të përfshijnë masat e mirëqenies, relaksin, këshillimin dhe mjekimin. Strategjitë, si marrje fryme thellë apo meditimi, ju ndihmojnë shumë në luftën kundër ankthit.

Megjithatë shkencëtarë të Mindlab International në Britaninë e Madhe zbuluan një metodë mjaft efektive për t’u çliruar prej tij. Sipas një studimi të bërë, ata arritën në përfundimin se vetëm një këngë reduktoi ankthin e personave të testuar deri në 65%. Titulli i këngës quhet “Ëeightless” kompozuar nga Marconi Union për qëllim çlodhjeje. Dëgjojeni më poshtë, pasi jemi të sigurt se mund të ketë një efekt mjaft pozitiv tek ju.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607