Më në fund e premte dhe e gjithë vëmendja do të jetë te fundjava. Disa kthehen te familjet e tyre, disa të tjera planifikojnë ndonjë udhëtim e disa të tjerë planifikojnë të shkojnë në ndonjë festë të veçantë, por është një faktor tjetër që prish çdo gjë, pikërisht moti.
Ja parashikimi i motit sipas Meteoalb:
E SHTUNE: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime e vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendin duke sjellë shira të dobët kryesisht në Veri. Duke iu afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht duke bërë pasditja të dominohet nga kthjellimet në territor, përjashtuar ekstremet Veriore – Verilindore ku ende do ketë vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në bregdet dhe zonat e ulëta por një rënie me 3 – 4°C sjell mëngjesi e mesdita në zonat malore.