INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni ftohtë vazhdimisht, atëherë vuani nga këto çrregullime

Nëse keni ftohtë vazhdimisht, atëherë vuani nga këto çrregullime

Publikuar më: 12:34 06-03-2017

Ndonëse mund të jetë mot i ngrohtë ose stinë e nxehtë, disa persona ndiejnë vazhdimisht ftohtë duke mos e kuptuar asnjëherë arsyen e vërtetë.

Por shkenca ka një spjegim edhe për këtë. Kjo është një shenjë se në organizmin tuaj ekziston një nga këto çrregullime:

 

Gjëndrat tiroide të ngadalësuara

Hormonet e gjëndrave tiroide shtojnë shpenzimin e oksigjenit dhe krijimin e ngrohtësisë, mungesa e hormoneve në gjak ngadalëson metabolizmin bazë për rreth 40 për qind. Prandaj, nëse gjëndrat tiroide punojnë ngadalë, ju mund të keni më ftohtë sesa njerëzit e tjerë përreth jush.

Ju mungon hekuri

Hekuri është i domosdoshëm në “transportin” e oksigjenit deri te qelizat, të cilat më pas marrin pjesë në krijimin e energjisë. Mungesa e hekurit mund të jetë shkaktar i ndjenjës së përhershme të të ftohtit, e nëse qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të energjisë, nuk mund të ngrohemi mjaftueshëm. Prandaj, nevojitet që në ushqim të përfshini më shumë mish të kuq, fasule, vezë.

Mungesa e gjumit

Nëse shkoni natën vonë në gjumë dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë i lodhur, ndërsa që sistemi nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e peshës trupore do të çrregullohet. Prandaj, shkoni të flini me kohë.

Jeni tepër të dobët

Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.

Jeni nën stres

Stresi i përhershëm keq ndikon në organizmin në përgjithësi, duke e dobësuar atë. Stresi akut mund të ndikojë të keni thembra të ftohta, sepse shton sekretimin e adrenalinës, hormon ky që tkurr enët e gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879