Pas WhatsApp edhe Facebook heq përfundimisht aksesin për telefonat BlackBerry, duke bërë që përdoruesit ta kenë të pamundur që të lidhen me rrjetin social nëpërmjet aplikacionit.
Vetë drejtuesit e BlackBerry u shpreh tepër e zhgënjyer nga vendimi i Facebook, për shkak se, sipas tyre, përdoruesit i duan shumë këto aplikacione.
“U përpoqëm që të negocionim me WhatsApp dhe Facebook për t’i ndryshuar mendjen, por tashmë vendimi i tyre është marrë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të kompanisë. BlackBerry do t’i mundësojë përdoruesve të saj një aplikacion të thjeshtë për t’u futur në Facebook, që mundëson përdorimin e rrjetit social me anë të motorit të kërkimit, por opsionet do të jenë të limituara.