INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni këto 5 tipare të karakterit keni më shumë gjasa të jeni i lumtur

Nëse keni këto 5 tipare të karakterit keni më shumë gjasa të jeni i lumtur

Publikuar më: 13:23 25-01-2017

Harrojeni martesën, paratë dhe një karrierë të suksesshme. Sekreti i lumturisë është të “ushqeni”  trupin me 5 tipare të personalitetit.

Kjo është bazuar në një studim të fundit sipas të cilit disa persona duken të jenë gjithmonë të lumtur, pavarësisht rrethanave të tyre.

Ata zbuluan se entuziasmi, të punuarit fort, dhembshuria, kurioziteti intelektual dhe të menduarit pozitiv mund të jenë çelësi i një jete të lumtur.  

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë studiuan mbi 700 pjesëmarrës për të parë lidhjet midis mirëqënies dhe personalitetit të tyre.

Ata e matën mirëqënien e këtyre personave duke përdorur një test me 11 aspekte duke përfshirë kënaqësinë e jetës, rritjen personale dhe vetëpranimin.

Nga 10 aspektet e personalitetit që u morën në studim, 5 janë të lidhura në përgjithësi me mirëqënien  dhe Dr Kaufman tha se personat që punojnë në këto aspekte të personalitetit të tyre, mund të bëhen më të lumtur.

“Nëse rezulton që njerëzit të kenë në nivele më të larta këto 5 aspekte të personalitetit, ka shumë të ngjarë që të jenë më të lumtur”, tha ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0029330253601074