INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni këto shenja, bëni mirë të shkoni tek mjeku

Nëse keni këto shenja, bëni mirë të shkoni tek mjeku

Publikuar më: 10:01 12-05-2016

Mëlçia është ndër organet më kryesore dhe vitale të trupit, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni kujdes të veçantë. Për ta bërë këtë, duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të bëni ushtrime fizike dhe të bëni gjumë të mirë.

Sidoqoftë, nëse i keni disa nga simptomat e mëposhtme, menjëherë duhet të shkoni te doktori, pasi që mund të jetë simptomë e hepatitit apo sëmundjeve tjera të mëlçisë.

Humbje e apetitit

Mungesa e apetitit është ndër shenjat e para që shfaqen.

Ata që vuajnë nga dëmet në mëlçi ndjehen sikurse nuk kanë nevojë të hanë asgjë.

Njerëzit që nuk hanë ushqim, do të ndjehen të dobët dhe të lodhur gjithë kohën.

Lëkurë e verdhë

Veç lëkurës që bëhet e verdhë, gjithashtu edhe sytë, gjuha dhe majat e gishtave marrin ngjyrë të verdhë.

Ky fenomen ndryshe njihet edhe si verdhëza dhe shkaktohet kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, dhe në vend se të heq qafe bilirubinën(pigment i verdh) bashkë me qelizat e kuqe të gjakut, ajo në fakt e ndërton atë në gjak.

Bilirubina akumulohet në qarkullim të gjakut, e pastaj edhe në lëkurë, prandaj edhe e merr ngjyrën e verdhë.

Ndryshime në ngjyrë të urinës

Nëse e vëreni se urina ka ngjyrë më të errët se zakonisht, si p.sh. të portokalltë apo ngjyrë kafe, mund të jetë shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

Sidoqoftë, duhet të dini se ngjyra më mbyllët e urinës mund të shkaktohet edhe nga faktorë tjerë, si efektet anësore të antibiotikëve, infeksionet në traktin e urinës, mungesë të enzimave, dehidratim etj.

Si të ndihmoni mëlçinë tuaj?

– Konsumoni çaj, e veçanërisht çaj të gjelbër

– Pini shumë ujë (më shumë se dy litra ujë në ditë)

– Shmangni ushqimin e pashëndetshëm, pijet freskuese dhe sheqerin

– Hani ushqim të pasur me vitaminë C dhe ushqime si limoni, avokado, brokoli etj.

– Shmangni konsumimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit

– Bëni ushtrime fizike, vraponi, ecni, kërceni, notoni

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105