INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni parë filmin

Nëse keni parë filmin "Tango e fundit në Paris" do shokoheni nga deklarata e regjisorit të tij

Publikuar më: 11:42 05-12-2016

Një nga filmat më të përfolur të kinemasë “Tango e fundit në Paris” me regji të Bernardo Bertoluçi, nuk ka një reputacion mjaft të mirë pas deklaratës së këtij të fundit.

Filmi i xhiruar në vitin 1972 ka në rol kryesor Marlon Brando që atëherë ishte 48 vjeç dhe Maria Schneider, 19 vjeç. Nuk është çudi që të gjithë mund ta kenë parë ose ta njohin nga skena e përdhunimit mes Brando dhe Schneider, e cila njihet si një nga skenat më poshtëruese të ekranit. Në fakt skena e përdhunimit me gjalpë është vërtet e tillë, pasi në një intervistë vetë Brtoluçi pranoi se ajo ishte një skenë e vërtetë dhe aktorja nuk ishte në djeni të saj. Madje thuhet se vajza ishte e virgjër gjatë asaj kohe. Po, e kuptuat mirë, Marlon Brando, 48 vjeç ishte duke përdhunuar një vajzë 19 vjeçare të virgjër për hir të “artit”. Për të shtuar më tepër që e gjitha kjo ishte planifikuar rastësisht gjatë një mëngjesi teksa aktori dhe regjisori ishin duke shijuar një kafe dhe bagetë dhe gjalpë. A nuk ju duket diçka e pështirë? Madje gjatë intervistës Bertoluçi pranoi se nuk u pendua fare për skenën, thjesht ndihej fajtor që e bëri. Epo kjo ka shumë diferencë, nuk mendoni?

 

last-tango11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617