Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.
Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, ka një lajm të mirë për të gjithë ata që do të pushojnë pas 15 gushtit pasi sipas parashikimeve askujt nuk do t’i prishen planet.
Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta deri në 38 gradë Celsius.
Teksa në dhjetëditëshin e dytë të gushtit pritet një fuqizim i të nxehtit afrikan.
Prandaj mos u pendoni nëse keni vendosur të pushoni në fund të gushtit.