INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni të paktën njërën nga këto 12 karakteristika do të thotë se jeni njeri i mirë

Nëse keni të paktën njërën nga këto 12 karakteristika do të thotë se jeni njeri i mirë

Publikuar më: 19:14 03-11-2017

Jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni ndryshe nga të tjerët? Ndiheni sikur askush nuk ju kupton?

Mos u shqetësoni sepse asgjë sepse s’ka asgjë të keqe këtu, madje është krejt e kundërta.

Ekziston një sistem që klasifikon gjithë llojet e personalitetit të njerëzve.

Quhet sistemi i “Myers dhe Brigg’s” dhe është bazuar te teoritë e psikoanalistit Carl Jung.

Sistemi përbehet nga 4 kategori të ndryshme, të cilat janë: Introversioni, intuita, mendimi dhe gjykimi.

Sipas sistemit, një personalit INFJ i përmban të 4-ta këto. Lexoni për të parë listën e tipareve që ju ose dikush që njihni do të kishte nëse ata kanë një personalitet të INFJ.

1-Të ndërgjegjshëm për të ardhmen: Njerëzit që kanë një personalitet INFJ nuk shqetësohen për gjërat e vogla në jetë, por fokusohen vetëm te gjërat e rëndësishme.

2-Janë shumë punëtorë: Ata gjatë gjithë kohës janë duke punuar për të arritur objektivat e tyre sepse mendojnë se asgjë në jetë nuk fitohet lehtë.

3-Besojnë në intuitën e tyre: Këta njerëz kanë shumë intuitë dhe mund të nuhasin nëse diçka po shkon keq. E përdorin shumë intuitën prej vetëbesimit të theksuar, qoftë ajo e saktë apo e gabuar.

4-Kërkojnë të vërtetën: Të magjepsur nga sekretet e universitetit, individët me INFJ mund të kalonin një natë të tërë vetëm duke parë yjet. Ata I kanë qejf bisedat e thella dhe zbulimin e modeleve të jetës.

5-I zgjedhin shokët: Ata nuk e pëlqejnë shoqërinë e zgjeruar pasi preferojnë më shumë të jenë në shtëpi vetëm sesa në një shoqëri të keqe.

6-Të ndjeshëm dhe i kuptojnë të tjerët: Ata janë shumë të kujdesshëm dhe bujarë. Vendosin gjithmonë veten në plan të parë por gjithnjë ndihmojnë dikë në nevojë. E vendosin veten në këpucët tuaja, sepse e dinë se si ndiheni

7-Telepatikë: Nuk manipulohen lehtë dhe kanë një ndjenjë të çuditshme duke ju kuptuar nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve. Kjo veçori i ndihmon ata të mbrojnë veten duke eleminuar njerëz që janë të këqinj për ta, shkruan zëri.info.

8-Të vetmuarit e botës: Do i shihnit shpesh duke ecur vetëm rrugës, duke pirë kafe vetëm, por nuk e bëjnë se janë të vetmuar, por preferojnë të jenë vetëm.

9- Janë shumë kontradiktorë: Emocionet e tyre ndryshojnë shpejt kështu që është shumë e vështirë të mbash gjurmët e tyre.

10-Kanë mentalitetin “Të gjitha ose asgjë”: Të zgjedhësh kualitetin mbi cilësinë është mënyra si e shohin ata jetën.

11-Zgjidhin çdo problem: Ata janë të shkëlqyeshëm në gjetjen e zgjidhjeve për ndonjë problem. Për atë që është e vlefshme, ata nuk gabojnë asnjëherë

12-Ju pëlqen të shkruajnë: Preferojnë të shkruajnë në vend që të flasin.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109