INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse kishit bërë plane për fundjavën, hidhini një sy më parë parashikimit të motit

Nëse kishit bërë plane për fundjavën, hidhini një sy më parë parashikimit të motit

Publikuar më: 13:42 21-10-2016

Nëse kishit bërë plane për fundjavën, do t’iu duhet t’i anulloni sepse në vend do të vazhdojnë të jenë prezente vranësirat të cilat herë pas here do të jenë edhe instensive.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të jetë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Situata paraqitet më problematike ne zonat veriore dhe ato qëndrore duke rrezikuar edhe përmbytje.

Edhe gjatë orëve të natës do të vijojë e njëjta situatë meteorologjike ku temeprarturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë. Koha pritet të qëndrojë me vranësira dhe reshje lokale gjatë ditëve të fundjavës.

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787