Një show të vërtetë ka dhuruar Orlando Bloom së fundmi, teksa ndodhet me pushime me këngëtaren Katy Perry.
Aktori 39-vjeçar është fotografuar së bashku me të dashurën e tij duke pedaluar një tavolinë sërfi në ujërat e Sardenjës, komplet nudo. Po po ashtu siç e lexuat. Në fotot e publikuara online nga DailyNews, Bloom mbante veshur vetëm një kapele ngjyrë blu të errët dhe syzet e diellit. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Katy Perry-n e cila vendosi t'i mbante veshur bikinit e saj ngjyrë të verdhë. Dhe sikur të mos mjaftonte nuditeti i Orlando Bloom, çifti janë parë gjithashtu edhe duke u puthur e përkedhelur në plazh. Hmm interesant ky ishulli i Sardenjës, urojmë vetëm që Katy Perry ta ketë lyer Orlandon me krem mbrojtës...gjithandej!