Ish-protagonistet e emisionit “Përputhen”, Tea dhe Bearti, ditë më parë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë e ka konfirmuar Bearti, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruan Bearti.
Mirëpo ai ditën e djeshme i bëri fansat të dyshojnë pasi postoi në instagram një video nga një faqe fansash që ka emrin “Tea Beart”, ku shfaqet vetëm Bearti pa Tean. (SHIKO KETU)
Por një ribashkim i tyre vështirë të ndodhë momentalisht dhe këtë e tregon më së miri veprimi i ish-çiftit.
Teksa përfliteshin për një ndarje të mundshme, ata i fshinë fotot e përbashkëta në Instagram dhe mbajtën vetëm një foto reklamash. (SHIKO KETU)
Mirëpo edhe atë foto e kanë fshirë tashmë, duke treguar edhe njëherë se ndarja e çiftit qenka serioze.