INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse mendoni se dini gjithçka për shenjën tuaj të Horoskopit, e keni gabim! Këto detaje do iu habisin pafund

Nëse mendoni se dini gjithçka për shenjën tuaj të Horoskopit, e keni gabim! Këto detaje do iu habisin pafund

Publikuar më: 20:20 30-03-2018

Nëse mendonit se dinit gjithçka për shenjën tuaj të horoskopit, jeni gabuar, sepse yjet janë kaq surprizues!

Më poshtë ju prezantojmë me fakte që do t’ju bëjnë pak më të ndërgjegjshëm herën e ardhshme që do lexoni horoskopin.

Dashi

Planeti drejtues: Marsi

Përshtatshmëria: Peshorja, Binjakët, Ujori, Dashi, Luani, Shigjetari

Dashë të famshëm: Lady Gaga, Kourtney Kardashian, Mariah Carey, Emma Watson

Gjithmonë mund të keni besim se një dash do mbajë përgjegjësi të plotë për çdo situatë dhe se do të ndërmarrin iniciativa në një lidhje romantike. Ata urrejnë të shoqërohen me njerëz pa energji, apo me persona që duket sikur po i shpërqëndrojnë nga arritja e potencialit të plotë. Nëse po dilni me një dash, bëni mirë t’i mbani të argëtuar dhe të interesuar, ose mund t’i humbisni. Dashi nuk mban mëri dhe kur e mendon mirë, sa shumë durim do t’i mbash inat dikujt.

Demi

Planeti drejtues: Afërdita

Përshtatshmëria: Akrepi, Gaforrja, Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi

Dema të famshëm: Adele, The Rock, Gigi Hadid, Channing Tatum, Tina Fey

Si një shenjë toke, Demi është një nga shenjat më të besueshme dhe të qëndrueshme të horoskopit. Janë me këmbë në tokë dhe përfshihen në marrëdhënie afatgjata. Kjo i bën shumë të mirë në lidhjet në distancë, sepse nevojitet shumë më shumë se distanca për të lëkundur sensin e tyre të vetbesimit dhe sigurisë. “Nga njëra anë, Demi është shenja e zotërimit dhe territorit, por është edhe shenja që mëson t’i lërë gjërat të shkojnë, në të gjitha nivelet: materialisht, emocionalisht dhe energjikisht, është e vetmja mënyrë që dikush të zotërojë veten plotësisht dhe kjo është ajo që Demi kërkon.”

Binjakët

Planeti drejtues: Mërkuri

Përshtatshmëria: Shigjetari, Peshorja, Binjakët, Ujori, Dashi, Luani

Binjakët të famshëm: Naomi Campbell, Kanye Ëest, Angelina Jolie, Marilyn Monroe

Edhe pse binjakët kanë një reputacion të keq si njerëz ‘me dy fytyra’ në fakt janë miq shumë besnikë që shpesh hasin pavendosmëri, sepse duan të shqyrtojnë të gjitha palët. Nëse je binjak, ki parasysh se një vendim çfarëdo është shpesh më i mirë sesa të mos marrësh asnjë vendim, dhe nëse je shok me një binjak, dije që me siguri po përpiqen të bëjnë më të mirën. Binjakëve mund t’u pëlqejë shumë të udhëtojnë botën, por pjesa më e bukur e udhëtimit është kthimi në shtëpi, që është edhe qendra e universit.

Gaforrja

Planeti drejtues: Hëna

Përshtatshmëria: Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Demi, Virgjëresha

Gaforre të famshme: Selena Gomez, Tom Hanks, Princess Diana, Ariana Grande

Gaforret janë krijesa emotive që lidhen shumë me personat rreth tyre. Nëse zihesh dhe lëndon një gaforre, përgatitu për të mos u kthyer më kurrë në jetën e tyre. Ato mund të përpiqen të shmangin konfliktin, por nëse bëhet fjalë për një person të zemrës, nuk kursejnë asgjë!

Luani

Planeti drejtues: Dielli

Përshtatshmëria: Ujori, Luani, Dashi, Shigjetari, Binjakët, Peshorja

Luanë të famshëm: Barack Obama, Kylie Jenner, Jennifer Laërence, Jennifer Lopez

Luanët shpesh akuzohen si egoistë, por ata janë një nga shenjat më besnike dhe më të devotshme në horoskop. Rralë mund t’ju ndodhë të takoni një Luan i cili nuk është i gatshëm të ndihmojë miqtë e tij, edhe nëse kjo i bën ata të duken keq ose nuk është lëvizja më e mençur nga ana financiare. Por çfarë mund të prisni tjetër nga shenja që përfaqësohet nga luani dhe drejtohet nga dielli?

Virgjëresha

Planeti drejtues: Mërkuri

Përshtatshmëria: Peshqit, Gaforrja, Akrepi, Virgjëresha, Demi, Bricjapi

Virgjëresha të famshme: Beyoncé, Zendaya, Cameron Diaz, Nick Jonas, Bernie Sanders

Detajistë dhe të organizuar, intensiteti i Virgjëreshës në punë dhe në jetë mund të jetë intimidues për të tjerët fillimsht. Nëse jeni të shenjës së Virgjëreshës, mbani mend herë pas here të bëni një hap mbrapa dhe të relaksoheni. Ndonjëherë të ardhurat janë njësoj pavarësisht nëse kaloni 10 sekonda apo 10 orë punë në një detyrë.

Peshorja

Planeti drejtues: Afërdita

Përshtatshmëria: Dashi, Luani, Shigjetari, Peshorja, Binjakët, Ujori

Peshore të famshme: Kim Kardashian, Zac Efron, Bella Thorne, Halsey

Peshorja nuk mer asnjëherë vendime pa dashje. Ato përpiqen të marrin sa më shumë në konsideratë para se të bëjnë një zgjedhje dhe frika e tyre më e madhe është se mos tregohen të padrejtë ose mizorë ndaj dikujt (edhe nëse ata mund ta meritojnë). Nëse je peshore, përpiquni të mbani mend se jeta nuk është bardhë e zi dhe se është OK edhe nëse ndryshoni mendje. Nëse jeni mik me një peshore, përpiquni të mos abuzoni me mirësinë dhe durimin e tyre.

Akrepi

Planeti drejtues: Plutoni

Përshtatshmëria: Demi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Virgjëresha, Bricjapi

Akrepë të famshëm: Drake, Katy Perry, Kendall Jenner, Leonardo DiCaprio, Emma Stone

Akrepët njihen për intensitetin emocional të marrëdhënieve që ndërtojnë dhe mund ta kuptojnë brenda pak sekondave nëse do shkoni bashkë apo jo. Nuk do ta pranojën kurrë, sepse krijojnë mure emocionale, por janë njerëz shumë besnikë. Akrepi mund të jetë shenja e mërive, or është gjithashtu shenja që e di mirë se falja sjell lirinë.

Shigjetari

Planeti drejtues: Jupiteri

Përshtatshmëria: Binjakët, Dashi, Luani, Shigjetari, Peshorja, Ujori

Shigjetarë të famshëm: Taylor Swift, Nicki Minaj, Miley Cyrus, Jay-Z

Të njohur kryesisht për humorin dhe zgjuarsinë, shigjetarët janë një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Pëlqejnë diskutimet e thella dhe janë disa nga dëgjuesit më të vërtetë me të cilët mund të ndërtoni ndonjëherë ndonjë bashkëbisedim. Mund të udhëtojnë botën për të gjetur të vërtetën, por gjejnë gjithçka duhet të dinë në kopshtin e mbrapëm të shtëpisë.

Bricjapi

Planeti drejtues: Saturni

Përshtatshmëria: Gaforrja, Demi, Virgjëresha, Akrepi, Peshqit, Bricjapi

Bricjapë të famshëm: Zayn Malik, Michelle Obama, Joe Manganiello, Meghan Trainor

Bricjapët mund të duken të zgjuar dhe të përgjegjshëm, por në brendësi po luftojnë një sërë pasigurish. Njerëzit në jetën e tyre mund të mos e nuhasin dot, por do të ishte mirë të bisedonit me një bricjap një herë në ca kohë për të zbuluar si ndihen.

Ujori

Planeti drejtues: Urani

Përshtatshmëria: Përshtaten më mirë me Luanin, Binjakët, Peshoren, Ujorin, Dashin apo Shigjetarin

Ujorë të famshëm: Oprah, Harry Styles, Ellen DeGeneres, Justin Timberlake, Ashton Kutcher

Ujorët mund të jenë shumë të rezervuar dhe të turpshëm, ose shumë vokalë dhe të përgjegjshëm. Ujori do t’jua thotë gjërat troç, ashtu siç janë dhe do t’ju japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, sado e parehatshme të jetë për ta dëgjuar. “Ujori dashuron lirinë, por gradualisht, kur liria është i vetmi synim, mund t’i limitojë. Në këtë moment Ujori kupton se liria është kthyer në burgun e tij,” shpjegon astrologu John Marchesella.

Peshqit

Planeti drejtues: Neptuni

Përshtatshmëria: Virgjëresha, Gaforrja, Akrepi, Demi, Peshqit, Bricjapi

Peshq të famshëm: Justin Bieber, Rihanna, Camilla Cabello, Carrie Underwood.

Peshqit janë shumë të ndjeshëm, ndaj shpesh do vendosin nevojat e të tjerëve para të tyreve. Nëse je peshk, kujdes, mos i lejo të tjerët të përfitojnë nga dobësia jote. Dhe nëse jeni miq me jë peshk, treghuni të kujdesshëm të mos abuzoni me ndjeshmërinë dhe përkushtimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209