North West është vetëm 5 vjeç dhe megjithatë jemi befasuar të gjithë se sa shpejt ajo iu fut botës së modës. Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West ka bërë debutimin e saj të parë në një fushatë mode dhe bëhet fjalë për fushatën e firmës ‘Fendi’.
Por ajo nuk ka pozuar vetëm , por bashkë me të ëmën, Kim Kardashian dhe gjyshen e saj Kris Jenner. Të treja u bënë bashkë për 10 vjetorin e çantës historike të #MeAndMyPeekaboo.
“Fendi është familja e grave. Dhe kështu janë edhe Kardashians. Ata janë një familje e femrave të forta dhe me personalitet. E ndjen këtë sapo shkelin këmbë në të njëjtin ambjent me ty. Ato janë shumë të relaksuara dhe nuk kushtojnë aspak rëndësi se çfarë ndodh rreth tyre”, tregoi Silvia Venturi, drejtoresha kreative e “Fendi”.
Por ajo çfarë është më interesante në këtë gjë është se pagesa për vogëlushen ka qenë e majme. Mesa duket North do të bëhet shumë shpejt më e pasur se vetë e ëma, dhe tezet e saj si Kendall Jenner dhe Kris Jenner.