Majk u bë baba për herë të parë me Majlindën.
Ajo solli në jetë vogëlushin të cilin e qujati Roan, por çifti u ndanë që kur Majlinda ishte shtatzënë. Kurrë nuk u mësua arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre, megjithatë modelja vazhdon të rrisë e vetme por e lumtur Roanin. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, pavarësisht marrëdhënies së tyre të prishur, Majlinda kishte pohuar se fjala e parë që Roan kishte thënë ishte ‘baba’, këtë herë na çudit. Ajo na shfaq Roanin në këtë video i cili dëgjon me qejf dhe kërcen këngët e Mc Kresha dhe Lyrical Son. Për ju që deri më tani kishit menduar se babai do të ishte reperi dhe këngëtari i tij i preferuar, Roani sapo u vërtetoi të kundërtën. /intv.al/