Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të martohen për herë të dytë dhe kanë zgjedhur datën 1 mars për ceremoninë.
Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime në shtator, në Manhattan, por nuk e konfirmoi lajmin deri në nëntor.
Kylie Jenner dhe Travis Scott mësohet se janë dy prej të ftuarve.
Sipas TMZ, Justin do të mbajë një martesë që respekton traditat fetare, pikërisht në ditën e tij të lindjes, më 1 mars.
“Ata ende nuk e kanë vendosur nëse do të bëjnë një dasmë të madhe apo të vogël. E duan një dasmë të vogël, por kanë kaq shumë njerëz që duan të jenë prezentë”, tha një burim për “US Weekly”.