Fortnite është qartësisht loja më popullore e momentit. Suksesi i lojës ka ardhur falë disponueshmërisë së saj në thuajse çdo platformë të mundshme dhe çmimeve mjaft llogjike.
Fortnite ka rreth 3 muaj që ka dalë për përdoruesit e iOS, por në Android pritja vazhdon. Galaxy Note9 do të lançohet këtë Gusht dhe pritet që Fortnite Mobile të jetë ekskluzivitet i këtij device për të paktën 1 muaj. Më vonë, diku aty nga Shtatori do të lançohet për një listë të caktuar smartphonësh Android që i gjeni tek ëebsitit i Fortnite.
Lajmi i keq për pritjen tonë duket se është plani i Epic Games për të mos hedhur lojën në Playstore. Sigurisht që një veprim i tillë ka një arsye dhe kjo është mos pagimi i parave shtesë ndaj Google.
Fortnite bën rreth 3 milionë dollarë në ditë në iOS, por 30% e shumës i kalojnë Apple falë politikave të Appstore. Në iOS është mjaft e vështirë për përdoruesin që të instalojë diçka jashtë Appstore dhe është ilegale po ashtu(përveç versioneve për zhvilluesit e aplikacionit). Meqë në Android është shumë e lehtë që të instalohet nga burime Alternative, Epic Games ka krijuar një sistem krejt të vetin(purchases nuk do të realizohen fale Playstore por do të realizohen direkt nga loja).
Mbase kjo është një lëvizje e zgjuar për sa i përket fitimit për Epic, por për mua si përdorues më duket mjaft pa sens që të mos kem lojën që kërkoj në storin tim të preferuar.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.