INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ndiheni të lodhur, ju mungon kjo vitaminë

Nëse ndiheni të lodhur, ju mungon kjo vitaminë

Publikuar më: 09:59 10-08-2016

Ndiheni të lodhur? Nuk përqendroheni dot? I harroni shpejt gjërat? Të gjitha këto simptoma mund të shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B12

Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në shëndet, ndihmon në funksionimin e trurit dhe sistemit nervor, është i rëndësishëm për formimin e qelizave të gjakut etj, shkruan gazeta shëndeti.

Ai nevojitet gjithashtu për prodhimin e mileinës, materiali izolues që rrethon disa qeliza të caktuara nervore.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton zakonisht lodhje të tepërt, dobësi të muskujve dhe probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Ajo mund të shkaktojë gjithashtu interfertilitet të përkohshëm tek femrat, ndërkohë që mungesa e saj gjatë shtatzënisë mund të çojë në anomali të fetusit.

Kjo lëndë ushqyese gjendet tek mishi i kuq, peshku, produktet e qumështit, veza etj. Më shumë se 18% e popullsisë kanë mungesë të kësaj vitamine, ku 80% e tyre janë femra.

Mungesa e saj mund të shkaktojnë edhe plakje të parakohshme, ndërsa tek të moshuarit mund të shkaktojë sëmundjen e demencës, thotë prof. David Smith, tek Universiteti i Oksfordit.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816