Diva e diskografisë botërore, Madonna ka dhënë për fansat kudo në botë disa këshilla nga eksperiencat e saj në jetë.
Ajo ka ndarë disa shprehje, që i ka vërtetuar nga histori personale. Aq e mirë dhe e suksesshme është saqë na jep mundësinë të gjithëve të mësojmë nga zhgënjimet dhe triumfet e saj. Ndër artistet e vetme që i mbijeton në çdo periudhë tregut muzikorë. Ja disa prej tyre:
1. Mos i ndrydhni ndjenjat
Madonna njihet për shpirtin e saj të lirë, prandaj këshillon se duhet të shprehni atë që jeni. Nëse nuk e bëni këtë do ndrydhni ndjenjat tuaja dhe më pas do pendoheni shumë.
2. Jini të qartë për gjërat që doni të arrini në jetë
Nëse i keni idetë e qartë për gjërat që doni të realizoni, mos kini frikë. Mos e dëno veten, duke mos pasur besim te vetja!
3. Femrat mund të marrin vendimet vet, pa pasur nevojën e meshkujve
Madonna njihet për lidhjet e ndryshme me meshkuj. Ajo nuk është varur ndonjëherë nga një mashkull dhe ja ka dalë gjithmonë vet të eci në rrugën e gjatë të suksesit.
4. Në fund të ditës, i vetmi person që ja vlen je ti
Jeta sipas saj, është mister. Të gjithë duhet të rrinë vetëm, pasi do ndihen më mirë për t’u qetësuar dhe reflektuar. Thuajini vetes: Je më i miri.
5. Eksperimentoni seksualisht
Edhe duhet të kënaqeni seksualisht, për të qenë të suksesshëm. Nëse nuk e arrini këtë gjë, jini në kërkim të eksperiencave të mira seksuale. Keni vetëm një jetë dhe ajo është juaja.
6. Punoni shumë, festoni edhe më shumë
Një ndër këshillat që diva ka dhënë për këdo në botë, ka qenë se duhet të punoni fort për atë gjë që doni, por mos harroni edhe të festoni sa më shumë. Në këtë mënyrë, suksesi do t’ju ndjekë. Secili prej jush ka nevojë të argëtohet dhe nëse fokusohet vetëm te puna, nuk do ketë më energji për të sjellë gjëra të bukura.
Burimi: The Frisky
Përshtati: Anisa Bega