INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse një djalë do të lëndonte vajzën e Blendi Fevziut, ai do t’i drejtohej asaj me këto fjalë

Nëse një djalë do të lëndonte vajzën e Blendi Fevziut, ai do t’i drejtohej asaj me këto fjalë

Publikuar më: 17:13 07-06-2019

Blendi Fevziu është një nga moderatorët dhe gazetarët me një eksperiencë mjaft të gjatë në televizion dhe jetën publike.

Edhe pse mjaft sekret në jetën e tij private, nga rrjetet sociale ne kemi pasur mundësinë të njihemi me familjen e tij, pjesë e së cilës janë edhe dy vajza bukuroshe.

Mishel, ajo edhe më e madhja shkaktoi goxha bujë me bukurinë e saj pak kohë më parë kur babai Blendi postoi një foto me të.

Së fundmi ai ka folur edhe për marrëdhënien me të në një rrëfim ekskluziv për “Bordo”.

Ai ka rrëfyer se Mishel, vajza e madhe nuk flet më të për çështjet e zemrës, e megjithatë as ai nuk e pyet.

Nëse ajo do t’i rrëfente se një djalë e ka lënduar, atëherë ai tha se do t’i sugjeronte që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë:

“Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët”.

Sa i përket të ardhmes së fëmijëve të tij, Blendi tha se nuk e projekton vetë por mund t’i këshillojë dhe në fund ato do të vendosin vetë.

IMG_8732-1.jpg

14e799bd-2e9e-458a-a232-a22b1dd1150b.jpg

blendi_fevziu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611