INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse një mashkull është i dashuruar me ju, nuk i ve re këto

Nëse një mashkull është i dashuruar me ju, nuk i ve re këto "mangësi" tuajat

Publikuar më: 17:07 20-03-2017

Femrat janë shpesh shumë të fiksuara pas detajeve dhe mendojnë se edhe meshkujt e shohin botën njësoj si ato.

Por nuk është kështu: ti mbase mund të kesh shtuar 1 kilogram peshë apo mund të kesh veshur këpucë jo shumë të bukura, por një mashkull zakonisht nuk i vë re këto gjëra.

Prandaj nëse te ka kapur paniku lidhur me “mangësitë e tua” (nëse mund të quhen të tilla, pasi çdo mangësi në kuptimin e papërsosmërisë është në vetvete një gjë e bukur dhe unike) zbulo në këtë artikull se çfarë për një mashkull nuk ka shumë rëndësi.

1. Përmasat e tua trupore jo perfekte
Nëse një mashkull është dashushuar me ty apo ka pasion dhe dëshirë për ty, kjo do të thotë se ai të pëlqen ashtu siç je, në siluetën tënde të përgjithshme dhe ai nuk rri të analizojë me rradhë sipas standarteve të ideales përmasat e vitheve, belit, gjoksit, gjatësinë e këmbëve, e kështu me rradhë. Prandaj mos u komplekso, pasi askush nuk është ideal dhe gjthkush ka difektet e veta fizike.

2. Kur ti nuk je veshur “siç duhet”
Ti nuk mund të jesh gjithnjë e veshur me fustane elegante dhe këpucë me takë, pasi çdo vend ka stilin e vet të veshjes. Prandaj mos u ndje keq nëse ai do të të shohë me rroba shtëpie, pasi as ai nuk pret që ti të jesh duke larë enët me fustan mbrëmjeje. Ai nuk i vë re detajet e veshjeve të tua me atë sy që i shikon ti vet, prandaj qetësohu dhe shijoje kohën kur jeni bashkë në vend që të mendosh për veshjen tënde e cila sipas teje nuk është ashtu “siç duhet”.

3. Kapriçot apo dobësitë e tua
Nëse ti mendon se këto janë pika të dobëta, e ke shumë gabim, pasi për shumicën e meshkujve këto janë ato gjëra që atij i pëlqejnë. Të jesh kapriçoze dhe lozonjare e bën një mashkull të të pëlqejë ty akoma më shumë. Nga ana tjetër, mos harro dhe mos ki frikë të kërkosh ndihmë për diçka ku kërkohet forca apo prezenca mashkullore, pasi meshkujt e adhurojnë faktin të ndihen “heronj” në sytë e të dashurës së tyre dhe do ndihmonin me shumë kënaqësi.

4. Të brendshmet e tua “jo sexy”
Ok, të brendshmet sexy të bëjnë ty të ndihesh më mirë dhe më e sigurt në vetvete. Por ki parasysh se ai në shumicën e rasteve as nuk e vë re fare se çfarë të brendshmesh ke veshur ti, pasi i gjithë përqëndrimi i tij është si ti zhveshë ato sa më parë.

5. Mungesa e ekperiencës në shtrat
Pavarësisht se ka edhe meshkuj të cilët pëlqejnë femrat me eksperiencë, besoje se shumica e meshkujve e vlerësojnë shumë faktin kur ti nuk ke shumë ekpseriencë në seks, pasi do ta ndiejnë veten të vlerësuar dhe me shumë kënaqësi do të ndihmonin ty të përvetësoje pozicione apo sekrete të reja në shtrat. Gjithashtu ata do të ndihen më të sigurt kur ti nuk ke pasur shumë partnerë të tjerë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215