INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk keni këto 5 tipare në lidhjen tuaj, nuk ka për të zgjatur

Nëse nuk keni këto 5 tipare në lidhjen tuaj, nuk ka për të zgjatur

Publikuar më: 10:31 03-05-2017

Dashuria, në të vërtetë, nuk pranon dhe nuk kapërcen gjithçka! Dashuria nuk mjafton!

Është një keqkuptim i madh ajo që mendojmë se, nëse dashurojmë, mund të kalojmë të gjitha vështirësitë. Vetëm pranimi mund ta bëjë lidhjen të zgjasë.

Mirëpo, të pranosh nuk do të thotë të dorëzohesh, do të thotë të kuptosh që disa gjëra duhet t’i pranojmë ashtu siç janë, përndryshe, nëse kundërshtojmë gjithçka, fundi nuk do të jetë i largët.

Një listë e atyre gjërave që do jua bëjnë lidhjen të lumtur:

1. Thoni më shpesh po

Në një lidhje nëse pranoni të bëni gjëra të ndryshme, kjo do iu ndihmojë të largoni monotoninë. Duke i dhënë partnerit një mundësi, kjo do ndikojë që lidhja juaj të jetë pa probleme.

2. Mos e merrni çdo gjë në kuptimin negativ

Eksperti i lidhjeve, Toni Coleman thotë se një mbetje hatri e vogël do krijojë një klimë negative në çift. Prandaj, merrini gjërat lehtë dhe çdo gjë do shkojë mirë.

3. Shprehuni, nëse diçka nuk ju pëlqen

Të mos shprehesh lirshëm në një lidhje, do të thotë se diçka nuk shkon. Nëse i shprehni gjërat që ju mundojnë, sipas intv.al do bëni që të përmirësoni situatën në lidhjen tuaj.

4. Bëhuni miq të mirë

Të jesh një mik i mirë për partnerin është gjëja më kryesore në një lidhje. Të bëni humor me njëri-tjetrin dhe të shprehni çfarë pëlqeni ose jo, do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të fortë.

5. Bëni një jetë të shëndetshme seksuale

Marëdhënia seksuale është një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje. Ajo do e bëjë lidhjen më shumë pasionante dhe nuk do ziheni shpesh me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053