INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk keni këto të përbashkëta, lidhja luaj nuk ka për të zgjatur

Nëse nuk keni këto të përbashkëta, lidhja luaj nuk ka për të zgjatur

Publikuar më: 12:12 29-05-2017

Përgjithësisht, këto tre aspekte që kanë të bëjnë me mënyrën si e perceptoni botën dhe si e krijoni jetën tuaj, janë vendimtare për një lidhje më të gjatë:

Besimi fetar

Vërtet feja mund të mos përmendet fare në takimet e para, por nëse keni bindje të ndryshme përsa i përket besimit, herët apo vonë, përplasjet do të vijnë. Nëse ti je ateiste dhe partneri besimtar i përkushtuar, sigurisht që do ta keni shumë të vështirë. Kur ti në thelb i kundërvihesh konceptit të Zotit kurse tjetri e ka shumë të shenjtë, mund të bëheni më thjesht armiq se të dashur.

Rritja

Mendoni pak miqtë tuaj më të mirë: a nuk janë përgjithësisht të rritur në rrethana të ngjashme me tuajat? Por për dy njerëz që kanë të kaluar krejtësisht të ndryshme, si përshembull ti je rritur mes gjithë të mirave kurse partneri me 1 mijë probleme që e kanë detyruar të punojë që 16 vjeç, është e natyrshme të mos kenë të njëjtën qasje ndaj jetës.

Në këtë rast, është ajo që thuhet “dashuria na mbajti” nëse ia dilni vërtet për një kohë të gjatë.

Financat

Një ndër pikat më konfliktuale për çiftet ështe çështja e financave, dhe këtë e vërtetojnë shumë studime. Mënyra si e shpenzon, si e menaxhon, të ardhurat që merr secili dhe mënyra si i fiton, lënë gjithmonë vend për debate, madje edhe nga ato të mëdha. Nëse ai është një menaxhues shumë i mirë i parasë, ndërsa ti vetëm blen rroba edhe kur mezi të dalin paratë në fund të muajit, do të jetë shumë e vështirë që të mendoni për diçka më shumë sesa një lidhje e shkurtër.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557