Halloween po vjen dhe ata që e festojnë, mendojnë ditë më parë për kostumin që do të zgjedhin për të veshur në këtë ditë.
Për këtë ju vjen në ndihmë Rita Ora e cila në prag të festës së Halloween, në koncertin e mbrëmshëm, në ‘Kiss House Party” u vesh si bima helmuese ‘Ivy’. E veshur me gjethe jeshile dhe me një paruke të kuqe,këngëtarja shqiptare pati pak vëshrtirësi në performim për shkak të veshjes, por që ia doli më së miri. Gjithashtu Rita Ora-n do e shohim edhe si një prezantuese në MTV EMA në Wembley, Londër. Dhe medojmë se është zgjedhja e duhur.