INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk martoheni me dashurinë tuaj të parë do përjetoni këto gjëra. Vjen lajmi i mirë!

Nëse nuk martoheni me dashurinë tuaj të parë do përjetoni këto gjëra. Vjen lajmi i mirë!

Publikuar më: 11:23 27-09-2017
Njerëzit kudo në botë trishtohen pasi ndahen nga dashuria e tyre e parë, pasi të gjithë mendojnë në fillim se në fund do përfunojnë së bashku.
Secili e përjeton në mënyra të ndryshme, por  ekspertët sjellin lajmin e mirë, më në fund e vërtetojnë se nuk është mirë të martoheni me partnerin tuaj të parë. Disa mendojnë se jeta merr fund, nëse nuk martohesh me njeriun që keni dashuruar që në fillim, por mendime të tilla nuk duhet të ekzistojnë më. I madhi Honore de Balzac në një nga shprehjet e tij ka thënë: “ Njerëzit që dashurojnë vetëm një herë janë shpirtvegjël”. Ja disa arsye, pse dashuritë e tjera janë më të mira se dashuria juaj e parë:
1. Dashuria e dytë shëron shumë
Personi tjetër që do vijë në jetën tuaj,  e ka atë fuqi për t’ju shëruar dhe për t'ju bërë të ndiheni më mirë.
2. Ju jep forcë
Dashuria që do vijë pas të parës, do ju japë forcë! Sipas ekspertëve do ju japë  një mbështetje të pakushtëzuar.
3. Intensiteti do  jetë më i madh
Intensiteti i dashurisë së dytë do të jetë më i madh! Besimin, gjithashtu e keni më të madh ndaj njëri-tjetrit. Kjo ndikon pozitivisht në lidhjen tuaj.
4. Keni më shumë siguri
Dashuria e dytë është më e sigurt. Ju ndjeni më shumë siguri  për të ardhmen. Prandaj ekziston një ndjenjë e vazhdueshme sigurie, të cilën nuk e keni pasur herën e parë.
5. E përkëdhelni më shumë njëri-tjetrin
Pasi ndiheni shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, në dashurinë e dytë do përkëdheleni më shumë. Kjo është një shenjë që lidhja po ju ecën mjaft mirë.
Burimi: Sarcasmlo
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040287971496582