INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk zgjidhet ky problem, UEFA bllokon stadiumin “Loro Boriçi”

Nëse nuk zgjidhet ky problem, UEFA bllokon stadiumin “Loro Boriçi”

Publikuar më: 19:27 02-09-2016

“Loro Boriçi” dukej i mrekullueshëm atë mbrëmje ku kuqezinjtë e De Biazit zhvilluan ndeshjen miqësore me Marokun. Megjithatë mësohet se jashtë stadiumit ka një problem të madh për sa i përket parkingjeve dhe UEFA nuk do të lejojë të luhen ndeshje në të ardhmen nëse nuk do të zgjidhet ky problem. Bëhet fjalë për 150 vende parkimi që institucioni më i lartë i futbollit ka kërkuar që të licensohet stadiumi, pasi për momentin janë vetëm 100 vende aktuale.
Pjesa tjetër ku është planifikuar të bëhet ky parking ndodhet te shtëpitë që janë ngjitur me stadiumin, ku banorët e tyre nuk janë dakord për vlerën e shpronësimit që u është ofruar. Tashmë pritet të ndiqet me interes se si do të rregullohet ky problem, pasi në këtë mënyrë Kombëtarja kuqezi rrezikon të mos luajë me Spanjën pas një muaji në “Loro Boriçi”, por është e detyruar të rikthehet në “Elbasan Arena”.

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811