Kryeministri Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Real Story' ka folur për mundësinë e një 'largimi' nëse protesta e opozitës përshkallëzohet.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla, Rama ka thënë se PS ka një kontratë me popullin shqiptar dhe do ta rishikojë atë vetëm nëse lëviz ekuilibri i votave në Parlament ose vjen dita që populli voton sërish për kontratën.
'Unë jam në krye të një shumice që ka një kontratë me popullin shqiptar. Kontrata mund të rishikohet nëse lëviz ekuilibri i votave në Parlament ose nëse vjen dita që popullit të votojë sërish kontratën.