Nëse ju mendoni se i/e dashura juaj ju tradhëton, shpesh keni të drejtë. Por përpara se ju të merrni gërshërët, të filloni të grisni rrobat dhe të planifikoni djegien e shtëpisë, ndaloni për një moment për tu siguruar nëse instikti juaj shkatërrimtar po ju çon në drejtimin e duhur. Ndonjëherë mund të mos jetë dhe aq e qartë, ndaj ja ku janë disa 'tregime' të shenjave tuaja të pabesisë, të cilat do ju tregojnë nëse instikti juaj është i drejtë.
1. Vëmendje e papritur ndaj pamjes së jashtme.
Nëse i/e dashura juaj rri me orë para pasqyrës, ose i duhet një kohë e gjatë për të zgjedhur veshjen e ditës ju mund të keni probleme. Gjithashtu kushtojini vëmendje dhe garderobës. Ju duhet të filloni të kërkoni llogari për veshjet të cilat nuk jua keni parë më parë kur dilnit me ta.
2. Rënia/ Ngritja e interesit ndaj seksit.
Nëse partneri juaj është papritur i pa interesuar ndaj seksit ose e kundërta, ju duhet ti hidhni një sy më të detajuar kësaj sjelljeje.
3. Shpeshtimi i dusheve.
Një tjetër ndryshim në sjellje i cili do parë me kujdes : Dushet urgjente menjëherë pasi partneret kthehen në shtëpi , në vend të një përshëndetje apo një puthjeje. Diçka realisht nuk shkon.
4. Thirrjet misterioze.
Nëse celulari i partnerit tuaj bie shpesh se fundmi, ji dyshues. Sidomos në rastet kur sheh se ai/ajo 'fshihen' për t'ju përgjigjur këtyre telefonatave. Por jini dyshues dhe në rastet kur partneri juaj i injoron këto telefonata në prezencën tuaj.