INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse partneri ka këto tre karakteristika, lidhja juaj do jetë e suksesshme

Nëse partneri ka këto tre karakteristika, lidhja juaj do jetë e suksesshme

Publikuar më: 23:47 04-12-2017

Të jesh me një partner është e thjeshtë, por të jesh pranë partnerit të duhur për një marrëdhënie afatgjatë, është shumë e vështirë. Trim Urban (autor i shumë librave të suksesshëm dhe themelues i sajtit WaitButWhy) tregon se suksesi i një marrëdhënieje e ka burimin në tre pika kyç ku duhet të mbështetemi për të kuptuar nëse partneri ynë është ideali për ne.

Testi i trafikut
Trim Urban shpjegon se nëse partneri tregon se është i aftë të kalojë testin e trafikut, kjo vlen edhe në një marrëdhënie dashurie. Do të thotë se ia del të jetë mirë së bashku me ty edhe i mbyllur në makinë, në mes të trafikut, për shumë kohë. Do të thotë që nuk mërzitet, arrin të komunikojë si zakonisht dhe në këtë pikë keni 4 pika të përbashkëta: sens humori, aftësi për t’u argëtuar së bashku, respekt për mënyrën e të menduarit të tjetrit dhe shumë interesa të tjera të përbashkëta.

Të ndiheni si në shtëpi
Imagjinoni sikur t’ju duhet të qëndroni 12 orë në një karrige: instinktivisht do të zgjidhnit pozicionin më komod. Kështu ndodh edhe në një raport ose në një martesë. Kur duhet të bësh diçka për një periudhë afatgjatë, është e rëndësishme të kesh komoditet. Sikletet mes jush dhe partnerit mund të bëhen një burim pakënaqësie nëse zgjaten në kohë. Për t’u ‘ndier në shtëpi’ duhen ndjekur disa pika kyç: besim dhe siguri (sekretet janë të ndaluara në këtë raport), kimi natyrore, pranim i të metave të tjetrit (partneri juaj ka defekte, por edhe ju keni, nuk ekziston kurrë një raport perfekt) dhe një atmosferë pozitive.

Punë e palodhur
Për të pasur një marrëdhënie të mirë, afatgjatë, duhet shumë punë. Një marrëdhënie nuk është kurrë një punë part-time, është 24 orë në 24. Dhe çfarë duhet? Komunikim (tingëllon banale, por ka shumë çifte që nuk kanë dialog), njehsim (nevojat e njërit duhet të jenë prioritet për tjetrin) dhe grindje (grindjet bëjnë mirë nëse janë ‘të mira’: kur një çift është ia del të diskutojë si duhet, do të thotë se arrin të shkarkojë tensionet, të dëgjojë dhe të mbajë afër tjetrin).

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172